Golf 1-shi i Gjoshit, shkon 320 kilometra në orë

191

Është prodhuar para 36 vitesh, por shpejtësinë e ka si me qenë e prodhuar vetëm para disa ditësh. Kjo veturë që është prodhuar në vitin 1982 bën çudira me shpejtësinë e saj që për veturat e moshës së njëjtë bile edhe për shumë të reja, është e paarritshme. E vogël por e fuqishme është vetura e tipit Gofl1 e cila gjendet në Podujevë.

E gjithë çka i ka mbetur në vitin kur është prodhuar, është vetëm karroceria. Kjo pasi që pronari i Golf 1 më të shpejtë në Kosovë, Naim Shabani i dashuruar pas makinës së tij ka modifikuar atë duke bërë kështu një prej veturave më të shpejta në Kosovë.

Megjithëse në pamje duket e vjetër, Nami i cili në Llap njihet edhe si Naim Gjoshi thotë se Golf 1-shi i tij, motorin e ka të veturës Golf 5, me 3200 kuaj fuqi. Por kjo nuk i mjaftoi atij, prandaj ai e bëri 4 “montion” duke ia ndërruar kështu edhe ndërruesin e shpejtësive nga 5, në 6 shpejtësi. E shpejtësia e tij padyshim që iu është rritur në 320 kilometra në orë.

“Ky golfi ka qenë vit i prodhimit 1980,ka qenë 1.100 kubik. Tani e ka motorin 3.200 kubik, R3 2 të golfit 5. Ka qenë pa turbo ne e kemi ndreq e kemi bërë me turbo. E kemi bërë turbo është 4 ‘montion’, ndërruesin e shpejtësive e ka me 6 shpejtësi. Fabrikisht R32shi i Golf 5-shit e ka pasur 300 fabrikisht kilometrin për orë, ndërsa ne e kemi bërë 330 kilometra në orë. Lëndët djegëse i ka me benzinë.. Turbinën e madhe e ka GT35, çipin e ka extrem që ia kemi ngjitur 1800 euro në Gjermani…Peshon më pak se 1000 kilogram. 800 Pe es i ka. Kah shkolla që ka nuk i grahi shpejt, nuk e voziti shpejt. Kur të kaloj po se edhenxënësit kanë qef kur të më shohin”, tregon për veturën e tij më të shpejtë në Kosovë Naim Shabani.

Më tej pronari i saj na tregoi se kjo veturë vetëm strukturën e ka të tipit Golf 1 sepse e gjitha pjesët tjera i ka të tipit Golf 5.

Për KosoavPress Naim Shabani tregon edhe se si e ka ndryshuar veturën për t’u dukur ndryshe.

“Golfi 5 R32 i ka 300 të grafikuar por ne e kemi bërë 330kilometra në orë. Është i vetmi Golf 1 me 6 shpejtësi, ABS e ka krejt, i ka amortizerët sport. Në këtë punoj që nga 2010-ta por kam pasur edhe tjerë. Krejt vetura është e veçantë, krejt vetura është Golf 5 vetëm strukturën e ka të Golf 1, se krejt sendet tjera i ka tjera…”, tregon Naim Shabani.

“Me Golf 1 se me pas ndonjë kerr më të ri dhe me tejkalua ndokënd, ma nuk është interesant a me Golf 1 është më interesant. Bëj gara edhe me kerre të reja me 2014,2015,2016, por ky tek unë është më i veçantë. Për mu është ma kënaqësi kerret e tipit të ri me i kapërcy. I shpejtë është jashtë normales është i shpejtë….Motorin për 30-25 minuta ia qesim në tokë. Këtë e kemi bërë që kur të marrim pjesë në gara nëse na bën naj defekt , qaty për qaty ia ndreqim defektin. E kemi bërë profesion tani më se kemi problem atë punë”, tha Naim Shbani.

Me veturën e tij, Naim Shabani nga Podujeva është i gatshëm të marrë pjesë në çfarëdolloj gare në 0-400 metra me çfarëdo lloj veture. Kjo pasi që ai beson se ajo është e pa arritshme.