Golden State fiton “nën gjilpërë” te Memphisi (Video)

130

Golden State Warriors ka vazhduar rrugëtimin drejt thyerjes së rekordit të Chicago Bulls duke synuar 73 fitore, por këtë skuadra nga Oaklandi e ka bërë në fije të gjilpërës në ndeshjen e fundit ndaj Memhis Grizzlies, ekip të cilin e mposhti me rezultat 100-99.

Ndeshja ishte e nivelizuar gjatë gjithë pjesëlojëve, ku Memhpisi përkundër shumë lëndimeve dhe play offit të siguruar shfaqi lojë fenomenale ndaj Golden State që pushoi Bogutin.

Curry dështoi në këtë takim me vetëm 17 pikë dhe tri treshe të realizuara, larg mesatares së tij ideale, teksa shkëlqeu Draymond Green me double-double fantastik 23 pikë e 11 kërcime dhe duke u treguar në fund krucial bashkë me Barnes në këtë fitore të ngushtë.

Te memphisi katër lojtarë arritën pikë dyshifrore, por Matt Barnes shkëlqeu me double-double 24 pikë e 15 kërcime, i ndjekur nga Vince Carter, veterani me 15 pikë.

Golden State e siguroi fitoren krejt në fund falë Draymond Green dhe Barnes, teksa fitoi për vetëm një pikë.

Golden State Warriors tash ka 71 fitore dhe 9 humbje, e dy ndeshje të mbetura.

Për të thyer rekordin e Chicago Bulls, Golden State Warriors duhet që të mposhtë në dy ndeshjet e ardhshme San Antonio Spurs në Teksas dhe Memphisin në Oakland.

Dueli me San Antonion zhvillohet mëngjesin e të dielës (sot, 01:00) në AT&T Center, dhe mund të thuhet se është një prej atyre dueleve epokale. Nëse Golden State e fiton këtë duel, ka rastin të triumfojë ndaj Memphisit në shtëpi dhe të arrijë 73 fitore e rekordin e Chicago Bulls ta thyejë.

Por, San Antonio ka 39 fitore në shtëpi dhe ka dy ndeshje para vetes për t’u bërë ekipi i vetëm në histori pa humbje në shtëpi gjatë gjithë sezonit të rregullt. Edhe më parë San Antonio e ka mposhtur Golden Staten në folenë AT&T Center, andaj dueli që zhvillohet sonte do të jetë përcaktues se cili ekip do të thyejë rekord këtë sezon në NBA dhe cili do të hyjë në histori.