Goditja e tretë, Dukagjini përforcohet me Ergyn Ahmetin

221

Ergyn Ahmeti është futbollisti i ri i prezantuar te Dukagjini.

Mesfushori i njohur do t’i ndihmojë klinasve në aventurën e tyrë në Superligës e Kosovës.

“Futbollisti me shumë përvojë në futbollin tonë është bashkuar me klubin e Dukagjinit. Ergyni luan si mesfushor qendror, ndërsa vjen nga klubi i Dritës, me të cilin ishte aktivizuar gjatë sezonit të kaluar”, thuhet në njoftimin e klubit.

25-vjeçari më parë ishte paraqitur te klubi nga Mitrovica, Trepça.

Ahmeti suksesin më të madh e kishte me klubin nga kryeqyteti, Prishtina. Klub me të cilin është paraqitur në garat europiane, pikërisht nën urdhërat e trajnerit të tanishëm të Dukagjinit, Armend Dallkut.