Godet përsëri Llapi, nënshkruan me mbrojtësin e majtë

1676

Klubi Futbollistik “Llapi” ka bërë goditjen e radhës duke arritur marrëveshje me një futbollist të talentuar, shkruan Gazetasheshi.com

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Dion Miftari, i cili do jetë pjesë e llapjanëve për garat evropiane dhe sezonin e ri.

Ky është postimi i klubit:

Dion Miftari bashkohet me Llapin!

Mbrojtësi i majtë i lindur në Londër më 09.08.2001, i gjatë 1.78 m, bashkohet edhe zyrtarisht me Llapin për garat evropiane dhe edicionin e ri.

Ai së fundmi ishte pjesë e NK Brezice 1919 dhe vie si përforcim shtesë për të ardhmen e klubit.

KF LLAPI

/Gazeta Shesh/