Godet Barcelona: Dëshiron Courtois në vend të Ter Stegen

163

Barcelona siç duket e ka zgjedhur problemin e gardianëve të portës. Me portierin gjerman, Marc Ter Stegen i cili kërkon largimin dhe kilianit Claudio Bravo që ka mbushur 33 vite, klubi blaugrana kërkon të transferojë portierin belg Thibaut Courtois që të jetë siguria e portës së klubit për shumë vite në vazhdim, transmeton Gazeta Sheshi.

Ditë më parë vetë Courtois ka dhënë një deklaratë mjaft të çuditshme duke thënë se nuk e ka të sigurtë qëndrimin tek skuadra londineze.

“Nuk mund të them që do qëndrojë, mirëpo nuk mund të them se do largohem. Të shohim se si do të shkojnë gjërat në vazhdim”, ka deklruar belgu.

Ndërkohë për të marrë shërbimet e 23-vjeçarit, skuadra katalunase duhet të deponojë 60 milionë euro në llogarinë e klubit të Chelsea-t, derisa arkën shpreson ta mbushë nga shitja e Ter Stegen që ka një kaluzolë largimi prej 80 milionë eurove.

/Gazeta Sheshi/