Gjyqtarët nga Kosova e kanë ndarë me sukses drejtësinë në sfidën Slloveni – Letoni

237

Gjyqtarët e futsallit kosovar me stemë të FIFA-s, Besar Beqiri dhe Besart Ismajli, e kanë ndër drejtësinë në ndeshjen Slloveni – Letoni, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e kampionatin evropian “Euro 2022”, që organizohet vitin tjetër në Holandë, shkruan Zeri.info.

Sfida në fjalë përfundoi me rezultat 5:3 në të mirë të Sllovenisë.

Kjo ndeshje u zhvillua të hënën në qytetin e Lashkos.

Paraqitja e gjyqtarëve nga Kosova u vlerësua si e suksesshme.

Kjo është hera e 11-të që gjyqtarët me stemë të FIFA-s, Ismajli dhe Beqiri, referojnë ndeshje në arenën ndërkombëtare.

Image

Muajin e kaluar ata gjithashtu ishin deleguar edhe në sfidën Poloni – Norvegji, e cila ishte e vlefshme për kualifikimet e Evropianit.