Gjyqtarët kritikohen edhe në Angli, ja pse (Foto)

149

Ronald Koeman ndihet i zhgënjyer pas humbjes me rezultat minimal 1:0 ndaj Leicester Cityt

Sipas trajnerit të Southamptonit, Ronald Koeman, gjyqtari kryesor i ndeshjes heshti në dy raste ku duhej të akordohej penallti për skuadrën e tij.

“Penalltia e parë ishte në Sadion, ishte lojë me dorë dhe karton i kuq. Nëse ky nuk është hendboll, ajo ishte penallti. Momenti i dytë ishte te Huth. Ishin dy penallti klasike”, u shpreh Koeman.

“Jemi dëmtuar ndaj Stoke Cityt, ndaj Liverpoolit dhe tani ndaj Leicesterit. Ne e kemi objektiv Evropën, por nëse penalizoheni në tri ndeshje, atëherë është e pamundur për të luajtur në Evropë”, tha ndër të tjera Koeman.

1

2