Gjyqtarë nga Superliga në ndeshjet e xhiros së 18-të në Ligën e Parë

637

Në mesjavë priten të zhvillohen edhe ndeshjet e xhiros së 18-të në Ligën e Parë. Takimet mjaft interesante dhe tejet të nxehta janë në program, ndaj për të gjykim sa më të mirë të takimeve janë deleguar shumë gjyqtarë nga Superliga.

Në njërën nga ndeshjet derbi të kësaj xhiro në grupin A, atë ndërmjet Lirisë dhe Malishevës është deleguar gjyqtari Mentor Ajeti, i cili ka ndarë disa drejtësinë në disa ndeshje të kampionatit elitar. Ai do të jetë i shoqëruar nga Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova.

Në takimin tjetër tejet me rendësi në këtë xhiro sikurse ai ndërmjet Istogut dhe A&N, drejtësia i është besuar gjyqtarit me stemën e FIFA-së, Visar Kastrati. Ai do jetë i shoqëruar nga asistentët Besnik Morina dhe Fatmir Abrashi.

Në ndeshjen më interesante të grupit B, atë ndërmjet Flamurtarit dhe Ulpianës pritet që gjykimin ta bëjnë Qëndrim Vata si kryesor, Pashtrik Burriniku dhe Arlind Osmani si asistentë.

Gazeta “Sheshi” ka siguruar edhe listën e plotë të gjyqtarëve për ndeshjet e xhiros së 18-të në Ligën e Parë:

Grupi A

E mërkurë

Liria – Malisheva 13:00

(Mentor Ajeti, Drilon Rexhepi, Altin Zhegrova)

Vëllaznimi – Trepça 13:00

(Gramos Shala, Visar Kelmendi, Arnold Bacaj)

Vushtrria – Dukagjini 13:00

(Valon Abazi, Albion Hyseni, Visar Kupina)

Istogu – A&N 13:00

(Visar Kastrati, Besnik Morina, Fatmir Abrashi)

Drenasi – Onix Banja 13:00

(Eridon Podvorica, Gentrit Restelica, Arbnor Bullatovci)

Grupi B

E mërkurë

Ferizaj – Vitia 13:00

(Erdall Zasella, Bajram Kabashi, Ardijan Ismajli)

Ramiz Sadiku – 2 Korriku 13:00

(Lirim Jashari, Bekim Rama, Benjamin Raqi)

Flamurtari – Ulpiana 13:00

(Qëndrim Vata, Pashtrik Burriniku, Arlind Osmani)

Dardana – KEK-u 13:00

(Ardit Halilaj, Florim Jakupi, Hasan Llallo)

Vllaznia (P) – Kika 13:00

(Fatmir Tahri, Fisnik Rama, Kastriot Peci)

/Gazeta Sheshi