Gjuriq: Prishtina t’i harrojë fantazitë shtetmëdha

107

Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia do të mbetet “një ëndërr e pa ëndërruar për separatistë prishtinas “.

Lidhur me deklarata e zyrtarëve të Kosovës, përfshirë dhe deklaratën e kryetarit në pritje Hashim Thaçi, ka thënë se Beogradi dhe Serbia dëshiron marrëdhënie të mira e të vërteta me Prishtinën dhe me të gjithë shqiptarët në rajon, por jo në bazë të, siç ka thënë ia, “fantazive shtetmëdha të Prishtinës, por në bazë të punës së përbashkët të zbatimin marrëveshjeve dhe të ujdive të dobishme për të gjithë qytetarët” , ka deklaruar Gjuriq përmes një kumtese që e përcjell B92.

“Edhe te shtetet që kanë qenë sponsorë të shkëputjes së dështuar të pjesës së territorit të Serbisë sot për të ashtuquajturën shtetësi të krahinës sonë jugore më shumë flasin si për një projekt të parealizuar shtetëror, fidanishte të krimit të organizuar, kërcënim të sigurisë rajonale dhe të jostabilitetit social e politik” ka thënë ai./koha.net/