Gjilani – Shkupi, rezultati është i papritur

757

Miqësorja e madhe ndërmjet Gjilanit dhe Shkupit nuk ka dhënë fitues. Sfida e zhvilluar në Gjilan ka përfunduar pa gola (0:0).

Ndeshja ishte tejet interesante me raste nga të dyja palët, por rrjetat mbetën të paprekura, njofton Gazeta Sheshi.

Duhet theksuar se edhe pse ishte duel miqësor, rreth 400 shikues e ndoqën nga afër këtë ballafaqim në temperatura të larta.

Ndërsa, të pranishëm ishin edhe tifozët shqiptarë nga Shkupi, “Shvercerat”.