Gjilani – Shkupi, miqësorja vëllazërore të dielën

760

Skuadra e Gjilanit të dielën do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën shqiptare nga Maqedonia, Shkupin.

Ky ballafaqim luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe nis nga ora 17:00.

“Të dielën në Gjilan i dhurojmë mirëseardhje vëllazërore klubit të madh shqiptar nga Maqedonia, Shkupi. Kjo ndeshje zhvillohet me qëllim të testimit të dy ekipeve, por gjithashtu është edhe një dhuratë për ‘Skifterat’, të cilët jetojnë në diasporë dhe nuk mund ta përcjellin klubin e tyre të zemrës në çdo ndeshje”, njofton klubi i Gjilanit.