Gjilani – Prishtina, forma optimale dhe përballjet direkte

160

Prishtina sot do të udhëtoj në anamoravë, ku do të përballet me Gjilanin në javën e 35-të në Superligë, shkruan Gazetasheshi.com.

Bardhekaltërit me një fitore eventuale, apo edhe me një barazim sigurojnë edhe matematikisht titullin e Superligës.

Ky titull për kryeqytetasit do të ishte i 11-të, ndërsa trofeu i këtij kompeticioni do të vije në sirtarin e Prishtinës pas 8-të viteve.

Të besuarit e Zekrija Ramadanit janë duke kaluar në një formë fantastike, ku në pesë ndeshjet e fundit i kanë fituar të gjitha. Ndërsa kuqebardhët kanë realizuar dy barazime, dy humbje dhe një fitore.

Ndërkohë në përballje direkte skuadra e Gjilanit është treguar më e mirë se Prishtina, pasi në pesë përballjet direkte të besuarit e Ismet Munishit i kanë fituar dy përbalje, dy herë janë ndarë me barazim dhe një herë ka fituar Prishtina.

Gjilani dhe Prishtina do të luajnë sot nga ora 15:00.

/GazetaSheshi/