Gjilani negativ në teste, gjithçka gati për duelin e shumëpritur

92

Gjilani sot zhvillon njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në histori të klubit.

Nënkampioni i Kosovës do të ballafaqohet me skuadrën qipriote APOEL Nicosia në kuadër të rundit të parë kualifikues në Evropa Ligë, shkruan Gazetasheshi.com

Tashmë skuadra e gjilanase ka pranuar edhe rezultatet e testeve të bëra për COVID-19 në Tiranë.

“Sheshi” mëson se të gjitha testet kanë dalë negativ dhe kësisoj gjithçka pritet të jetë gati për duelin e shumëpritur.

Gjilani – APOEL zhvillohet sot me fillim nga ora 19:00 dhe Radio Televizioni i Kosovës ka konfirmuar që do ta transmetojë këtë ndeshje.

/Gazeta Sheshi/