Gjilani kampion në merkato, transferon një tjetër futbollist afrikan

152

Skuadra e Gjilanit siç duket nuk e ka ndërmend të ndalet në transferimin e futbollistëve. Pas mesfushorit Qëndrim Dautaj, klubi bardh e kuq e ka zyrtarizuar edhe sulmuesin nga Nigeria, Lion Emmanuel, i cili pritet të zbarkojë shumë shpejtë në qytetin e Gjilanit.

Sulmuesi afrikan vjen në Gjilan prej ekipit Olimpia nga Superliga e Moldavisë, në të cilën vitin e kaluar pati 25 paraqitje duke shënuar 33 gola dhe 11 asistime. Mannuel gjithashtu është pjesë e reprezentacionit U23 të Nigerisë.

Transferimi i sulmuesit Nigerian u mundësua nga menaxherët Talhacan Sarpbalkan dhe Eroll Rexhepi.