Gjilani falënderon ish-lojtarët që u larguan këtë verë

368

Sport Club “Gjilani” është duke punuar maksimalisht që të përgatitet për sezonin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i zjarrtë.

“Kuqebardhët” përmes një postimi i kanë falënderuar futbollistët të cilët janë larguar nga klubi, shkruan Gazetasheshi.com

Nga ekipi këtë verë janë larguar Shkëlzen Ruçi, Ardin Dallku, Drin Govori, Ivan Fustar, Qëndrim Dautaj, Ardit Hila, Arbër Cyrbja, Tomislav Busiç dhe Darko Nikaç.

“Thank you”. ka qenë mesazhi i SC Gjilanit për ta.

Kujtojmë se skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi e ka shpallur kandidaturën për titullin kampion në sezonin e ri.

/Gazeta Sheshi/