Gjilani është skuadra që ka pranuar më së shumti penalti kundër këtë sezonë

178

Me penaltinë e akorduar në favorin e Prishtinës nga gjyqtari kontravers Hajriz Hajdari, tashmë është ngritur në gjashtë numri i njëmbëdhjetëmetërshave kundër skuadrës së Gjilanit këtë sezonë, transmeton Gazeta Sheshi.

Megjithëse ajo penalti ishte e para për Prishtinën këtë edicion, kryqytetasit kanë marrë tre pikë nga ajo përballje që i mban ende në lojë për ti ikur barazhit, ndërkohë gjilanasit mbeten një hap prapa në luftën për titull.

Skuadra me më së shumti penallti të akorduar në favor është Besa, që ka goditur gjashtë herë nga pika e bardhë. Për Besën nuk është gjykuar asnjë penallti kundër.

/Gazeta Sheshi/