Gjilani e Drita vijnë me miqësore (Foto)

406

Dy skuadrat e qytetit të Gjilanit nga Superliga e Kosovës sot do të zhvillojnë miqësoret e paralajmëruara.

Kësisoj, Gjilani i Arbnor Morinës nga ora 16:00 do të takohet me skuadrën e Shkupit. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe do të jetë një mundësi e mirë për bashkëatdhetarët që gjenden në Kosovë që ta shohin klubin e tyre të zemrës.

Ndërkohë, Drita do të jetë mysafire e Tërnocit për nder të 40-vjetorit të themelimit të klubit nga Kosova Lindore.

Ky duel zhvillohet nga ora 17:00.