Gjilani – Basala, ndodh e papritura

1277

Njëri nga përforcimet më të bujshme të Gjilanit, gjermani Kevin Basala është ndarë me klubin me marrëveshje të dyanëshme.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Gjilani në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se shkak për këtë ndarje është bërë një lëndim i futbollistit.

Ky është njoftimi i plot i Gjilanit.

Klubi Futbollistik Gjilani dhe futbollisti gjerman Kevin Basala kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me konsensus të dy palëve.

Shkak për këtë ndarje të parakohshme dhe të pa planifikuar është bërë një lëndim i futbollistit të cilën e ka trashëguar nga sezonet e kaluara dhe nuk e kanë lënë të shfaqin në asnjë moment potencialin e vërtetë që ka prej një futbollisti mjaft cilësor.

Njëherit kërkojmë mirëkuptimin e gjithë tifozëve dhe ju bëjmë thirrje që të mos shqetësohen aspak, sepse Gjilani po ndërton skuadër mjaft cilësore dhe është në rrugë të mirë drejt europianizmit.