Gjesti i shekullit vjen nga madhështori Didier Drogba

149

Didier Drogba vite më parë e ka bërë gjestin e shekullit në vendin e tij, Bregun e Fildishtë.

Ish-sulmuesi i Chelseat, i kishte bërë presion presidentit të asaj kohe, Gbagbo, t’i jepte fund luftës civile në vend.

Ai iu kishte përgjëruar presidentit që t’i lëshojnë armët dhe ta lënë luftën.

Kërkesa e tij ishte pranuar, ndërsa armëpushimi solli paqen në vend pas pesë vjetësh me luftë.