Gjest i jashtëzakonshëm i Messi-t pas El Clasico-s

264

Cristiano Ronaldo u largua nga “Camp Nou” më krenar se kurrë. Portugezi ishte i lumtur jo vetëm për fitoren e skuadrës së tij përballë Barcelonës, por edhe për disa fakte të tjera. Ai arriti të linte pas rivalin e tij, Leo Mesi, por pavarësisht këtij fakti ky i fundit u tregua një zotëri i vërtetë.

Goli i shënuar dje në arenën kundërshtare ishte shumë domethënës sepse i shërbeu Ronaldos për të parakaluar Mesin në dy fronte. Numri shtatë i madrilenëve arriti kuotën e 16 golave në një ndeshje “klasike”, ndërsa numri dhjetë i katalanasve është ndalur në kuotën e 15 golave.

Por ky aspekt nuk është i vetmi në të cilin ka triumfuar Ronaldo, sepse portugezi me golin e djeshëm e çoi në 254 numrin e rrjetave të prekura që nga koha kur ka ardhur në Madrid. Nga ai moment, Mesi ka shënuar 253 gola. Këto janë dy arsye të mjaftueshme për të festuar si i çmendur dhe Ronaldo e ka ditur mjaft mirë diçka të tillë.

Mesi e uroi- Pavarësisht faktit se Barcelona u mposht dhe Ronaldo ishte njeriu i ndeshjes, Leo Mesi tregoi se është një kampion i vërtetë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Numri dhjetë i katalanasve e takoi Ronaldon duke e uruar për fitoren dhe golin e shënuar.

Diçka të tillë e bëri edhe Pike, i cili festoi si i çmendur në momentin kur shënoi golin. Në fund të ndeshjes e kuptoi se Reali meritoi gjithçka dhe si një lider i vërtetë takoi të gjithë lojtarët e Realit duke i uruar për këtë fitore të arritur.