Gjermania kualifikohet me spektakël – Nga Grupi F shkojnë tutje edhe Franca me Portugalinë

121

Kombëtarja e Gjermanisë është kualifikuar për në raundin tjetër të EURO20 pas barazimit 2 me 2 kundër Hungarisë në ‘Football Arena’.

Një ndeshje fantastike, e cila u mbyll me rezultat 2 me 2, shkruan IndeksOnline

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, me golin e shënuar nga Szalai në minutën e 11’të.

Rezultati u barazua në pjesën e dytë, nga Kai Havertz. Por vetëm pak sekonda, hungarezët rikthyen epërsinë në 1 me 2 me golin e shënuar nga Schafer në minutën e 68’të.

Rezultatin e barazoi mesfushori i Bayernit, Leon Goretzka në minutën e 84’të.

Me barazim 2 me 2, Gjermania siguroi kualifikimin për në raundin tjetër të EURO20 si vendi i dytë në Grupin F.

Nga Grupi F është kualifikuar edhe dyshja: Franca dhe Portugalia – të cilët e mbyllen ndeshjen me rezultat të barabartë 2 me 2.