Gjermanët fitojnë betejën e parë ndaj portugezëve

126

Bayern Munich ka shënuar fitore minimale 1:0 kundër Benficas, por shumë të rëndësishme në kuadër të çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi mesfushori Arturo Vidal në minutën e tretë të takimit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme në stadiumin e Benficas, Da Luz.