Gjendje e jashtëzakonshme në Pejë për shkak të vërshimeve

196
Per shkak te te reshurave te medha, ne qytetin e Pejes eshte shpallur gjendje e jashtezakonshme dhe mesimi ne shkollat e qytetit eshte nderprere. Komuna e Pejes ka krijuar nje shtab emergjent per t’u marre me situaten.
Engelber Zefaj, Drejtor i Drejtorarit për Rini, Sport dhe Kulturë, ka postuar komunikaten per media te Komunes se Pejes.
Ja çfarë thuhet në postimin e Zefajt.

“Të dashur qytetarë të komunës së Pejës,

Komuna e Pejës ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të të reshurave të mëdha, për këtë arsye kryetari i Pejës z. Gazmend Muhaxheri ka themeluar shtabin emergjent për menaxhimin e situatës së krijuar.

Komuna ka angazhuar të gjitha mjetet që ka në dispozicion dhe kapacitetet njerëzore që të angazhohen për t’ju dal në ndihmë qytetarëve.

Gjendja në rrugët e qytetit dhe në disa lagje është e rëndë, komunikimi është i vështirësuar për shkak të vërshimeve. Të reshurat janë aq të mëdha saqë infrastruktura ekzistuese për shkarkimin e ujërave të reshjeve nuk po e përballon këtë situatë.

Ftohen të gjithë qytetarët që të kontribuojnë që të evitohen aq sa është e mundur dëmet në njerëz dhe mallra.

Njoftojmë se me kërkesë të shtabit emergjent është ndërprerë mësimi në të gjitha shkollat e qytetit”.

peja gjendje e jashtezakonshme