Gjashtë kartonë të kuq, 7 gola dhe përmbysje rezultati (VIDEO)

142

Një ndeshje futbolli e luajtur në Oqeani ka bërë xhiron e internetit, jo për shkak të rëndësisë së këtij takimi në arenën ndërkombëtare, por për episodet që kanë ndodhur.

Në takimin mes Kiwi FC dhe Nadi FA janë shënuar 6 kartonë të kuq, 7 gola, 4 prej të cilave i ka shënuar një lojtar, si dhe një përmbysje rezultati në minutat shtesë.

Pas 20 minutash lojë, rezultati ishte 3-1 për vendasit, por ndeshja filloi të bëhej më e çmendur pas minutës së 43, kur skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak në fushë pasi një konfrontimi fizik.

Në minutën e 83, pas një tjetër zënke mes portierit të miqve dhe një lojtari të Kiwi FC, skuadrat mbetën me nga 9 lojtarë në fushë.

Tre minuta nga koha e rregullt, miqtë shënojnë golin e dytë për 3-2. Në minutën e 96 miqtë barazojnë, ndërsa në të 98-n përmbysin gjithçka për 3-4.

Gjatë kohës shtesë, gjyqtari ndëshkoi me të kuq edhe dy lojtarë të tjetër.