Gjashtë ekipet të cilat e kanë siguruar matematikisht një vend në Ligën e Kampionëve

147
Kur kanë mbetur pak javë deri në përfundim të kampionateve nëpër ligat kryerore të futbollit në Evropë, janë gjashtë ekipe të cilat e kanë siguruar Ligën e Kampionëve edhe matematikisht.

Barcelona, Atletico Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Leicester City dhe Paris Saint-Germain, janë skuadrat të cilat e kanë siguruar Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, përcjellë Lajmi.net nga faqja zyrtare e UEFA-së.

Kur kanë mbetur edhe disa xhiro deri në fund të sezoneve, këto skuadra tashmë e kanë të sigurtë pjesëmarrjen në fazën e grupeve për sezonin e ardhshëm të Championsit.

Këtyre ekipeve sonte mund t’iu bashkohen edhe Real Madrid dhe Juventus, nëse i fitojnë ndeshjet ndaj Villarrealit, përkatësisht Lazios.

uefa-chl