Genc Nuza zbulon se sa ka vrapuar në finalen e Kupës së Kosovës, statistikë fantastike

1653

Trofeu i këtij edicioni të Kupës së Kosovës ka zbarkuar në Podujevë, atje ku skuadra e Llapit e ka fituar atë.

Koha e rregulltë përfundoi me rezultatin 0-0, kurse vazhdimet u mbyllën poashtu me rezultatin e barabartë, por me gola (1-1), shkruan GazetaBlic Sport.

Në penallti, skuadra e Llapit ishte më e saktë, me ç’rast fituan 4:3 dhe siguruar Kupën e parë në histori të klubit.

Ndeshjen e drejtoi gjyqtari i mirënjohur kosovar, Genc Nuza.

Nëpërmjet një foto të postuar ai ka treguar se ka vrapuar rreth 14.42 km. Brenda kësaj statistike ishin të përfshira sipas tij edhe nxjmjet dhe koha shtesë.

Megjithatë, kjo është një statistikë fantastike për gjyqtarët e futbollit.