Gazetari kosovar i propozon martesë Majlinda Kelmendit

1139

Jeni mësuar të shihni nëpër stadiume apo palestra femrat duke i propozuar martesë sportistëve të ndryshëm?

Tani është një femër kosovare që merr propozim për martesë. Heroina, Majlinda Kelmendi që bëri krenar gjithë kombin shqiptar, ka marrë ofertë interesante nga gazetari i njohur i sportit, Art Kuqi.

“Majlinda Kelmendi, marry me please” (Majlinda Kelmendi, martohu me mua të lutem), ka shkruar Kuqi në Facebook.

Gjithsesi, kjo në formë shakaje dhe më shumë emocionale pas triumfit historik të Kelmendit në Rio 2016.