Gazetari i ‘The Guardian’ flet për Rashicën: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

193

Milot Rashica është një ndër blerjet më të mira dhe më të shtrenjta që ka bërë Norwich City në historinë e vetë.

Ekipi që sivjet siguroi pjesëmarrje në Premier Ligë, shpenzoi 11 milionë euro për ta transferuar në Werder Bremeni.

Gazetari anglez i ‘The Guardian’ thotë se Rashica është futbollisti më i mirë kosovar.

“Kosova ka një skuadër të mbushur me futbollistë të mirë por Norëich ka transferuar lojtarin më të mirë të këtij shteti. Është një futbollist i talentuar që mund të ketë sukses. Norwichi ka bërë pazar të mirë me këtë blerje. Nëse e krahasojmë Kosovën çfarë futbollistësh ka pasur para 7-8 vitesh dhe tani është me të vërtetë sikur përallë” deklaroi Ames për Indeksonline.

Rashica ka debutuar si 16 vjeçar në futbollin profesionist me Vushtrrinë. Në moshën 18 vjeçare kaloi te Vitesse, ndërsa për 3 vite e gjysmë mbrojti ngjyrat e Werder Bremenit në Bundesligë.