Gazetari i njohur italian: Tek Juventusi nuk largohet vetëm Pirlo, me “valixhe në duar” edhe shumë lojtarë

328

Sipas gazetarit dhe opinionistit të njohur të “SKY Sport”, Sandro Piçinini ka vendosur pikat mbi “i” për erën e ndryshimeve tek ambjenti bardhezi i Juventusit teksa jep deklaratën e fortë se në sezonin e ardhshëm nuk do të jetë vetëm Pirlo që do të largohet, por edhe 4-5 lojtarë të tjerë midis tyre, Dybala dhe Morata.

“Në këtë pikë me shumë mundësi Pirlo nuk do të jetë trajner i sezonit të ardhshëm, ka shumë gjëra për të ndryshuar. Mendoj se Dibala, ishte një mungesë e rëndësishme për Juventusin i cili nuk ka luajtur pothuaj fare në të gjithë sezonin.

PICININI

Mendoj se si ai dhe Morata do të largohen. Edhe pse nuk mund të jetë një revolucion, mendoj se do të ketë 4-5 ndryshime.”