Gazeta italiane hedh bombën, Seria A drejt falimentit, ja skuadrat që rrezikojnë

390

Sipas një artikulli të italianes “La Repubblica”, Seria A është drejt falimentit si kampionat pasi 6 ekipe nuk janë në gjendje që të paguajnë pagat e lojtarëve përpara datës të vendosur nga federata.

Sipas rregullit, skuadrat që nuk paguajnë pagat e plota të lojtarëve nuk mund të regjistrohen dot për sezonin e ri dhe kjo ka bërë që këshilli i federatës së futbollit italian me në krye presidentin e saj, Gabriele Gravina të mblidhen dhe të vendosin mbi të ardhmen e klubeve.

Mbulimi i pagave arrin shifrën e 1.2 miliard eurove në sezon përfshirë trajnerët dhe futbollistët dhe pandemia i ka prekur të gjitha skuadrat ekonomikisht duke i detyruar klubet të shtyjnë pagat e lojtarëve. Mbyllja e stadiumeve dhe të drejtat televizive janë dy burimet kryesorë të ardhura të klubeve, teksa dhe merkato ka pësuar rënie drastike të saj.

Sipas gazetës, Interi është skuadra e parë e cila ka nisur një peticion duke i kërkuar federatës të regjistrohen dhe pa shlyer pagat pasi është e pamundur për ta likuiditeti në kohë. Zikaltërve u janë bashkuar dhe 5 klube të tjera të cilat kanë të njëjtën kauzë, por pa bërë të ditur emrat e tyre.

Vite më parë Napoli dhe Fiorentina e pësuan rëndë falimentin e tyre, duke e nisur kampionatin nga Serinë C. Nuk dihet se çdo të ndodhë në të ardhmen, por situata është serioze dhe kërkon menjëherë zgjidhje.