Gashi në Mitrovicë, Nuza në Gjilan

118

Janë caktuar gjyqtarët e ndeshjeve të DigitAlb Kupës që nisin të premten dhe mbyllen të dielën.

Bajram Gashi është në sfidën nesërme Trepça ’89 – Liria.

Hajriz Hajdari udhëton në kryeqytet për takimin Prishtina – Istogu, kurse Genc Nuza drejton takimin e së dielës, Drita – Hajvalia, që vlerësohet takimi kryesor e këtij rrethi.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:30.