Gashi: Futbollistët e Llapit e krijuan tollovinë, më vjen keq sepse nuk ishte e nevojshme

1045

Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më e zjarrtë, shkruan Gazetasheshi.com

Skuadra e Ballkani ka shënuar fitore të madhe kundër Llapit me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi mesfushori, Blend Baftiu.

Një incident ka ndodhur në takimin mes këtyre skuadrave, ku pas një ndërhyrje të Kushtrim Gashit ndaj Ahmed Januzit, dhe në kacafytje u përfshinë futbollistë e zyrtarë të dy skuadrave.

Nga kjo përleshje me të kuq u përjashtuan Ahmed Januzi dhe Kushtrim Gashi.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe futbollisti i Ballkanit, Kushtrim Gashi, i cili është përfshirë në këtë përleshje.

“Me vjen shumë keq për atë tollovi që ndodhi sot që nuk ishte e nevojshme. Në video shihet qartë ndërhyrja e rrezikshme në Arbër Potokun që nuk u akordua dhe pastaj ndërhyrja ime e cila mund të ishte një faull në suaza sportive dhe jo me qëllimin që të ndodh ajo tollovi të cilën e krijuan vetë futbollistët dhe stafi mysafirë”, ka shkruar Gashi.

/Gazeta Sheshi/