GAP: Në tregun kosovar gjenden produkte që nuk janë qumësht por imitim i tij

122

Instituti GAP përmes një hulumtimi të publikuar sot, ka vlerësuar se sektori i qumështit është ndër më të rëndësishmit në tregun kosovar, por që nuk është aspak në gjendje të mirë. GAP pasqyroj se lufta e fundit në Kosovë ka dëmtuar rëndë sektorin e qumështit duke shkaktuar djegien e mija fermerëve dhe asgjësimin e rreth 50% të bagëtive.

Rënia drastike e prodhimit të qumështit ndikoi në ngritjen e papunësisë dhe të deficitit tregtar agro-ushqimor, ndërsa mundësit e zhvillimit të këtij sektori përmes investimeve, ishin pothuajse të pamundshme për shkak të qasjes së kufizuar të fermerëve në shërbime kreditore.

Blend Hyseni nga institut GAP tha se hulumtimet kanë sjell në pah se viti 2013 shënon pikën më të ultë të prodhimit që nga viti 2007.

Përveç rënies së prodhimit, hulumtimet e institutit Gap tregojnë se edhe politikat e cilësisë nuk kanë qenë shumë efikase .Hyseni tha se në tre mujorin e parë të viti 2014 kur ka filluar të zbatohen stimujt financiar në aspektin e cilësisë janë ndarë gjithsejtë mbi 116.00 euro , kurse kjo shumë në të njëjtën periudhë në vitin 2015 ka rënë në 109.00 ose rreth 6% më pakë.

Blend Hyseni tregon se këto politika nuk kanë qenë efektive as në ngritjen e prodhimit e as në ngritjen e të hollave që i dedikohen cilësisë, kjo është shqetësuese për faktin që konsumi vendor i qumështit ka vazhduar duke u ngritur. Ai tha se kjo pasqyrohet më së miri në të dhënat e Doganës së Kosovës në vitin 2014 që u shënua një rekord i importit dhe deficitit tregtar, ku vlera arrin afro 37 milion euro dhe kjo është shifra më e lartë që nga viti 2010.

Sipas Institutit Gap , problemet kryesor që e kanë pru këtë gjendje në këtë sektor janë nga mungesën e kontrollit të produkteve të importuara. Nga kontakti që kemi pasur me përpunuesit, shqetësim kryesor i tyre ka qenë se në tregun tonë gjenden disa produkte të cilat nuk janë të qumështit por janë imitim i qumështit dhe shiten në po të njëjtin rafte me produktet e qumështit. Ato produkte gjenden në treg me një çmim më të lirë dhe kjo i dëmton prodhuesit vendor. Përveç kësaj përpunuesit kanë shfaqur disa shqetësime se në tregun tonë ka produkte të cilat janë të dëmtuara pra shiten me çmim nën koston e prodhimit ose pa mazhë të fitimit.

Një tjetër shqetësim që ka ndikuar në këtë rënie është edhe pakoja e re fiskale ku fermerët që prodhojnë nën 30 mijë euro vlerë të qumështit në vite duhet të paguajnë 3% të kësaj vlere.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i ministrisë së Bujqësisë , Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Isuf Krasniqi tha se MBPZHR për vitin 2016 ka rritur buxhetin për diku 1.46 milion euro për sektorin e bujqësisë.

Ndërsa Naser Bajraktari nga Shoqata e Prodhuese të Qumështit, tha se disa kontrata të prodhuesve nuk janë njohur nga MBZHR-ja në vitin 2015, mirëpo në vitin 2016 iu është premtuar se do ta bëjnë.

Përndryshe, Instituti GAP përmes hulumtimit të publikuar sot, me titull “Gjendja e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit”, ka konstatuar se gjendja në sektorin e prodhimit të qumështit është shumë e rëndë në Kosovë. Sipas tyre, prodhimi shënon pikën më të ultë që nga viti 2007, ndërsa importi pikën më të lartë që nga viti 2010 dhe arrin në shumën e 37 milion eurove. GAP konstaton se këto probleme janë duke ndodhur për shkak të mos koordinimit të politikave mes institucioneve bujqësore dhe mungesa e monitorimit të këtyre politikave karshi kësaj industrie. /KosovaPress/