“Game Over” për Gary Neville-n

165

Gary Neville i ka ditët e numëruara tek skuadra spanjolle e Valencia-s. Rezultatet aspak të mira si dhe humbja e besimit tek tifozët janë një pikë reference mjaft e fortë që anglezi të largohet nga Spanja, transmeton Gazeta Sheshi.

“Gary shko tani, Gary shko tani”, janë vetëm disa nga thirrjet e tifozëve të Valencia-s drejtuar anglezit që kishte zëvendësuar muaj më parë trajneri portugez Nuno, që gjithashtu ishte larguar pas presionit të tifozëve vendas.

Tashmë presidenti i klubit valencian i ka dhënë një ultimatum “mikut” të tij, që orët i ka të numëruara në Mestalla.

/Gazeta Sheshi/