Gafa e Dritës, Llapi e fiton ndeshjen në tavolinë

353

Llapi dhe Drita luajtën baras, 1:1 në ndeshjen hapëse të xhiros 23 të Superligës. Natyrisht, rezultati i arritur në fushë do duhej t’iu shkonte në favorë gjilanasve që po luftojnë për mbijetesë, ndryshe nga Llapi që synon titullin.

Megjithatë, pika e fituar me shumë djersë mund t’i shfuqizohet Dritës, pasi Llapi pretendon se një futbollist mysafir nuk ka pasur të drejtë të paraqitet në këtë sfidë për shkak të numrit të kartonëve.

Llapi njihet si skuadër që ‘punon me letra’, pasi edhe në kohën kur ishte në Ligën e Parë e kishte fituar një ndeshje në tavolinë, andaj pritet t’i marrë pikët e plota edhe ndaj Dritës.

Këtë situatë do të donin ta sajonin me gjithë dëshirë llapjanët për t’i fituar tri pikë aq shumë të dëshiruara, por fatkeqësisht, kjo do të ishte e vërtet po të mos ishte sot 1 prilli.