Gabimet me te medha qe i bejme kur blejme farmerka

758

Rreth 87% e femrave veshin farmerka të paktën një herë në javë, dhe prej 10 femrave, 6 prej tyre kanë problem për të gjetur farmerkat e tyre ideale. Nëse ju i përkisni këtij grupi të femrave që janë në kërkim të farmerkave me prerje të përkryer, para se të dilni nëpër dyqane, zbuloni cilat janë gabimet më të zakonshme në lidhje me farmerkat e që duhet mënjëherë t’i harroni.

Nuk eshte e vertete se modelin e farmerkave “Skinny” mund ta veshin vetëm femrat e dobëta. Edhe pse është i paraparë për femra të dobëta, nuk nënkupton që ky model t’i përshtatet vetëm modeleve. Këto farmerka mund t’i veshin të gjitha femrat, mjafton të ngjiten për trupi.

Sekreti qëndron në ngjyrën dhe gjatësinë e belit, apo edhe me veshjet me të cilat i kombinoni ato. Femrat zakonisht i kombinojnë me një tunikë apo këmishë të gjatë, dhe për t’i dhënë siluetës së tyre një pamje të mrekullueshme, e kombinojnë këtë veshje edhe me një palë këpucë elegante me take.

Farmerkat me firme te dizajnuara nga dizajnerë të njohur janë të cilësisë më të mirë. Shpesh herë ndodh që dizajnerët e markave më të njohura, ngrisin famën e veshjeve si trendi dhe kualitativ, për të mbuluar dhe justifikuar çmimet marramendëse.

Megjithatë, është fakt se trupi i secilës femër është i ndryshëm dhe kërkon prerje të veçantë të farmerkave në fjalë. Ajo që ka rëndësi është të gjeni një model të tillë të farmerkave që i përshtatet më së miri figurës suaj trupore, dhe çmimi nuk luan ndonjë rol të madh.

Nuk eshte e vertete se modelin e famshem te farmerkave mund ta blini edhe sezonin e ardhshëm. Tendencat e modës ndryshojnë aq shpejtë saqë është vështirë t’i përcjellni dhe çdo sezonë të re dyqanet janë përplot rroba moderne që në asnjë mënyrë nuk ngjajnë me modën e vitit të kaluar.

Kjo është arsyeja pse ju nuk mund t’i vishni farmerkat e preferuara vitin e ardhshëm. Duke pasur parasysh se 6 nga 10 femra kanë problem për të gjetur modelin e tyre ideal, kur ju hasni në një model që është në lirim, ju duket e konsiderueshme të blini dy palë të njejta.

Nuk do te thote qe patjeter xhepat e farmerkave duhet të jenë të zbukuruar. Xhepat e zbukuruar te farmerkave mund të ju theksojnë të pasmet e përsosura, por edhe të ju theksojnë të metat. Andaj, nëse blini një palë farmerka – qëndroni larg dekoreve apo zbukurimeve. Xhepat e ngarkuara me ndonjë shkrim apo detaje të ndritshme me rruaza, në shumicën e rasteve duken shumë të lira dhe mund të rëndojnë pamjen tuaj.

Nuk eshte e vertete se nëse i shkurtoni farmerkat do të humbin formën. Femrat me shtat të shkurtë nuk duhet çmendurisht të kërkojnë model të shkurtë të xhinseve, këtë mund ta rregullojë edhe rrobaqepësi dhe aspak nuk duhet të frikësohen se do ti humbë modeli i farmerkave te tyre te preferuara. /femra.net/