Futbollisti nga Kosova transferohet te Tirana

1352

Futbollisti kosovar, Vesel Limaj, është transferuar te klubi më i suksesshëm shqiptar, Tirana.

Mesfushori 24-vjeçar largohet nga Kukësi dhe mbetet në Kampionatin Shqiptar duke u transferuar te Tirana.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit.

Te Tirana aktivizohet edhe portieri i Përfaqësueses së Kosovëw, Visar Bekaj.

Njoftimi i klubit:

Vesel Limaj tek KF Tirana!

Kampi bardh’ e blu njofton se ka arritur marrëveshjen me lojtarin Vesel Limaj. Klubi mirëpret mesfushorin i cili nënshkroi sot për dy sezonet e ardhshme. 24 vjeçari pritet t’i bashkohet skuadrës për të nisur stervitjen dhe përgatitjet për sezonin e ri. 
#mirësevjenVeselLimaj.