Futbollisti më i vjetër i Trepçës, tani mirëmban fushat sportive

1047

Fetah Mehana nga Mitrovica të gjithë karrierën ia ka kushtuar futbollit, shkruan Gazetasheshi.com

Ndonëse në fillim ka mbrojtur ngjyrat e Trepçës si futbollist, ai tashmë vazhdon të jep kontributin e tij edhe më tutje në futboll.

Edhe pse i pensionuar Mehana vazhdon të përkujdeset për fushat e gjelbra në stadiumet e Mitrovicës.

“Si futbollist kam pasur karrierë të shkurtër për shkak të një lëndimi si i ri dhe s’kam vazhduar më. E kam vazhduar këtë punë që jam tani duke e bërë që nga vitet e 80-ta. Në pavarësimin e sportit kemi kontribuar aq sa kemi mundur”, tha Mehena.

“Që na vitet e 80-ta jam duke e bërë këtë punë, punë e lehtë nuk është, por kur e do ia del. Do të vazhdoj sa do të kem shëndet”, shtoi më tej Mehana.

Kroniken e përgatitur nga kolegët e “ATV” mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

VIDEO: 

/Gazeta Sheshi/