Futbollisti kosovar pëson sulm në tru, kërkohet ndihmë

208

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pas përfundimit të ndeshjes së kategorive të reja (pionerë) ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Shkollës së Futbollit, Arsenal.

Futbollisti i kësaj të fundit, Endrit Latifi ka pësuar sulm në tru dhe është në gjendje të rëndë.

Trajnerët e Arsenalit përmes një njoftimi në “Facebook” kanë kërkuar ndihmën e prindërve të nxënësve tjerë të Shkollës që të kontribuojnë, pasi nevojiten mjete për operimin e Latifit.

Kushdo që ka mundësi të ndihmojë familjen Latifi, mund të kontaktojë me trajnerët e Arsenalit.