Futbollisti kosovar arrin marrëveshje me skuadrën e Superligës kroate

959

Futbollisti kosovar, Nue Nreca nesër pritet ta bëjë hapin më të madh në karrierën e tij prej futbollisti.

Djaloshi nga Gjakova, i lindur më 25 Qershor 2001, ka arritur marrëveshje me ekipin e superligës kroate, NK Hrvatski Dragovoljac.

NK Dragovoljac, me seli në Zagreb, beson tek majtaku kosovar, që së fundi djersiti fanellën e Rahovecit, ku edhe ishte një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës e cila u promovua një division më lartë.

Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se Nreca nesër edhe përfundimisht do ta nënshkruajë kontratën me ekipin që synon ta shfrytëzojë si trampolinë, për të kaluar më pastaj tek ndonjë klub edhe më i madh, në një ligë tjetër evropiane, pse jo edhe tek ato më elitaret.