Futbollisti i njohur pritet t’i largohet Dritës

1181

Sulmuesi i mirënjohur kosovar, Festim Alidema, do të largohet nga Drita ditën e enjte (sot).

Lajmi konfirmohet nga burime të “Zeri.info” në klubin “kaltërebardhë”.

Alidema në 29 paraqitje në të gjitha garat me nënkampionët e vendit edicionin e kaluar, i ka realizuar katër gola me skuadrën nga Anamorava.

Alidema erdhi si huazim te Drita në gusht të vitit të kaluar nga Slaven Belupo e Kroacisë.

Te klubi kroat nuk arriti që të lu gjurmë.

23-vjeçari para se të transferohej në Kroaci ishte pjesë e futbollit kosovar, derisa karrierën e nisi te Vllaznia e Pozheranit për të shpërthyer më pas te Llapi.