Futbollisti i Ferizajit në gjendje kritike, dërgohet në QKUK

830

Futbollisti i Ferizajit, Thesar Ismajli ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Ulpianës.

Drejtori i klubit, Nadir Haxhimusa deklaroi për Indeksonline se gjendja e futbollistit nuk është e mirë dhe ai po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Ishte një duel i fortë në zonën tonë dhe ai u rrëzu keq. U pa që djali ishte pa vetëdije dhe referi nuk e ndalte lojën. Thesari për disa sekonda ishte pa ndjenja dhe tash e kemi dërguar në QKUK. Fatmirësisht vetëdija i është kthyer por montalisht nuk është në gjendje të mirë. S’po i kujtohet asgjë nga ndeshja. Mjeku më tha që nëse do të ishim vonuar edhe 5 sekonda mund të kishte ndërruar jetë” deklaroi Haxhimusa për Indeksonline.

Ai fajësoi gjyqtarin Petrit Rama që nuk e ndali lojën kur Ismajli ishte pandjenja.

Haxhimusa e pranoi që një tifoz me aftësi të kufizuara hyri në fushë dhe e goditi gjyqtarin, duke qenë i mllefosur me të që nuk po e ndalte lojën.