Futbollistët që luajnë më kokë të kenë kujdes, mund t’u shfaqet kjo sëmundje e rëndë

157

Federata Angleze e Futbollit ka kërkuar bashkëpunimin e FIFA-s për të studiuar rastin e tre ish-kampionëve të botës në vitin 1966, Martin Peters, Nobby Stiles dhe Ray Wilson, që kanë një sëmundje të përbashkët, Alzheimer.

Jeff Astle vdiq në vitin 2002 dhe vuante nga skleroza.

Botërori i viti 1966 ka qenë momenti më epik i futbollit anglez: kampion bote në veprimtarinë e zhvilluar në shtëpi. Por gjithashtu, ajo Kupë Bote rrezikon të kujtohet në Angli për diçka shumë të trishtë, ish-futbollistët janë të pritur të vuajnë nga dy sëmundje me simptoma të ngjashme me njëra-tjetrën Alzheimer dhe Dementia.

Federata Angleze e Futbollit ka kërkuar nga FIFA mundësinë për të verifikuar nëse diçka e tillë është shfaqur vetëm tek këta kampionë apo edhe te lojtarë të tjerë të niveleve të larta, për të mësuar pasoja që mund të sjellë të qenit futbollist.

Jeff Astle, ikona e West Brom, u nda nga jeta në vitin 2002 kur ishte 60 vjeç, vuante nga skleroza. Është folur edhe për vdekjen e Jeff Astle, ikona e West Brom në vitet 60-ta, i cili u nda nga jeta në vitin 2002 kur ishte 60 vjeç dhe vuante nga skleroza.

Astle ishte dikush që bazonte gjithçka te goditja e topit me kokë dhe atëherë topat ishin shumë më të rëndë se sot.

Sipas një studimi i Universitetit të Torontos, goditje e topi me kokë shkaktojnë trauma të vogla, por të rregullta në tru, që më pas shndërrohen në sklerozë