Futbollistët e Llapit “harrojnë” të “notojnë”, përmbytje në Banjën e Lluzhanit – Prishtina minimalisht ndaj Drenicës

1761

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligës së Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.

Në Podujevë, Llapi dhe Drita kanë prodhuar një ndeshje me shumë gola. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 4.

Ky ishte një tjetër rezultat negativ për Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, stadium ky që para disa javësh ishte vlerësuar si “Banja e Lluzhanit” nga trajneri i kësaj skuadre , Tahir Batatina.

Ai madje kishte thënë se asnjë skuadër nuk do të mund të marrë pikë në këtë stadium.

Prishtina ka triumfuar në ndeshjen tjetër ndaj Drenicës në “Bajram Aliu” të Skenderajt, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1 dhe duke vazhduar luftën për titullin kampion.

Gazeta “Sheshi” ju sjell në mënyrë kronologjike gjithë rrjedhën e dy ndeshjeve:

LLAPI – DRITA 2-4

– Mbyllet ndeshja!

+3 minuta shtesë!

78′ GOL! Esosa Irogue Pritsley (Dri) realizon në portën e zbrazët për rezultatin 2-4.

77′ Zëvendësim te Llapi: Adonis Aliu inkuadrohet në vend të Edon Sadriut.

75′ Zëvendësim te Drita: Drilon Islami inkuadrohet në vend të Ergyn Ahmetit.

72′ Astrit Fazliu (Dri) gjuan brenda zonës, por pret Giacomo Nava.

70′ GOL! Xhevdet Shabani (Dri) i vetmuar me ‘gardianin’ Giacomo Nava realizon me shumë lehtësi, 2-3.

66′ Kastriot Rexha (Dri) realizon i vetuar me ‘gardianin’ Giacomo Nava, mirëpo goli anulohet për shkak të pozitës jashtë loje.

64′ Kushtrim Shabani (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

62′ Astrit Fazliu (Dri) gjuan me kokë, por godet vetëm rrjetën e jashtme.

60′ Zëvendësime te Drita: Esosa Irogue Pritsley dhe Kastriot Rexha inkuadrohen në vend të Bujar Shabanit dhe Festim Alidemës.

55′ Enhar Cakolli (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

52′ Ergyn Ahmeti (Dri) gjendet i vetmuar me ‘gardianin’ Giacomo Nava, por gjuan jashtë portës.

47′ Ahmed Januzi (Llap) gjuan nga distanca, por topi shkon mbi traversë.

– Starton pjesa e dytë!

– Zëvendësim te Drita: Enhar Cakolli inkuadrohet në vend të Henry Onoka

– Zëvendësim te Llapi: Edon Zeqiri inkuadrohet në vend të Monin.

– Mbyllet ndeshja!

+1 minutë shtesë!

44′ Erjon Vucaj (Dri) gjuan nga distanca, por pret Giacomo Nava.

32′ GOL! Edon Sadriu (Llap) realizon në portën e zbrazët pas asistimit të Ahmed Januzit.

30′ GOL! Festim Alidema (Dri) gjuan nga jashtë zonës dhe realizon gol të lehtë për ta kaluar Dritën në epërsi, 1-2.

25′ Astrit Fazliu (Dri) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Giacomo Nava, i cili sërish shpëton gol të sigurtë.

24′ Festim Alidema (Dri) tenton ta parabolojë mjeshtërisht Giacomo Navën, por pret ‘gardiani’ i Llapit.

20′ Arbnor Ramadani (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

15′ Bujar Shabani (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

11′ Festim Alidema (Dri) gjuan drejt portës, por pret Giaccomo Nava.

10′ Henry Onoka (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

04′ GOL! Xhevdet Shabani (Dri) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Giacomo Nava nga gjysma e fushës dhe realizon për ta barazuar rezultatin 1-1.

02′ GOL! Ahmed Januzi (Llap) përfiton nga një përceptim jo i mirë i ‘gardianit’ Faton Maloku dhe realizon për rezultatin 1-0.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Llapi: Nava, Idrizi, Prençi, Anthony Monin, Krasniqi, Peposhi, K.Shabani, Ramadani, Sadriu, Selmani, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina

Drita: Maloku, Henry Onoka, Jamal, Limani, Blakçori, B.Shabani, Ahmeti, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Alidema. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Mentor Ajeti

Stadiumi: “Zahir Pajaziti” – Podujevë

DRENICA – PRISHTINA 0-1

– Mbyllet ndeshja!

+3 minuta shtesë!

72′ GOL! Leutrim Kryeziu (Pri) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Arion Ymeri dhe realizon në mes të këmbëve të tij, 0-1.

64′ Besfort Dervishaj (Dre) ndëshkohet me karton të verdhë!

63′ Endrit Krasniqi (Pri) godet brenda zonës, por shtylla i’a mohon golin.

57′ Zëvendësim te Drenica: Shkëlzen Lushtaku inkuadrohet në vend të Erlis Frashërit.

55′ Leonit Abazi (Pri) gjuan me të majtën brenda zonës, por pret ‘gardiani’ Arion Ymeri.

50′ Zëvendësim te Drenica: Ermal Veliqi dhe Egzon Fazliu inkuadrohen në vend të Donaldo Rapors dhe Baton Zabërgjës.

– Starton pjesa e dytë!

– Zëvendësim te Prishtina: Leonit Abazi inkuadrohet në vend të Qëndrim Zybës.

– Mbyllet ndeshja!

+1 minutë shtesë!

44′ Qëndrim Zyba (Pri) gjuan jashtë portës nga afërsia.

43′ Endrit Krasniqi (Pri) godet topin me kokë, por traversa i mohon golin.

36′ Endrit Krasniqi (Pri) gjuan brenda zonës, por pret Arion Ymeri.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Frashëri, Gjoni, Bejta, Dumani, Ramadani, Jashari, Dervishaj, Tahiri, Rapo, Zabërgja. Kryetrajner: Sami Seraxhaj

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Devolli, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Zyba, E.Krasniqi, Kryeziu, Shillova. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Gjyqtarë: Selim Isufi, Besnik Morina, Imran Kabashi, Vigan Ibërdemaj

Stadiumi: “Bajram Aliu” – Skenderaj

/Gazeta Sheshi/