Futbollistët dërgohen nëpër shtëpi të shoqëruar nga policia

164

Tiozët e Werder Bremenit kanë humbur durimin me ekipin e tyre dhe në përfundim të ndeshjes së humbur kundër Augsburgut 1:2 janë munduar të sulmojnë lojtarët e tyre.

Mediat gjermane kanë bërë me dije se situata është acaruar së tepërmi dhe është dashur ndërhyrja e policisë së Bremenit për të shmangur degjenerimin e situatës.

Sipas “Sport1” lojtarët e Werderit janë shoqëruar nga makinat e policisë drejt makinave dhe shtëpive të tyre. Me këtë humbje Werderi rrezikon rënien nga Bundesliga që vetëm pak javë më parë dukej diçka e pamendueshme.