FSHF nuk voton dot në asamblenë e KOKSH!

100

Federata Shqiptare e Futbollit nuk do të ketë të drejtë vote në asamblenë zgjedhore të KOKSH më 17 prill. Gazeta “Panorama Sport” në artikullin e prezantuar gjatë ditës ka publikuar edhe shkresën e përgatitur së fundmi nga strukturat organizative të asamblesë së KOKSH ku janë zyrtarizuar edhe listat e kandidatëve për president të këtij institucioni si dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të tij.

Ndërkohë është zbardhur edhe lista e federatave dhe sportistëve që do të kenë të drejtë vote. Në këtë listë bie në sy mungesa e FSHF-së dhe e kandidatit të propozuar prej saj për postin e presidentit, Artan Shytit.

Sipas Komisionit të Verifikimit dhe Etikës në KOKSH, në këto lista janë vetëm ata që kanë dorëzuar dokumentet e kërkuara për regjistrim, duke nënkuptuar se FSHF dhe Shyti nuk kanë paraqitur dokumentet e nevojshme për të pasur të drejtë vote dhe të drejtën e kandidimit. Prej kohësh ka pasur akuza dhe replika të vazhdueshme mes FSHF-së, Shytit dhe Martin Bibës kundrejt organizatorëve të kësaj Asambleje për shkak se sipas tyre gjithçka është veshur me motive politike.

1 logo2 logo3 logo