‘Francë 2016’/ Ja si e shohin britanikët Shqipërinë në Europian (FOTO)

173

Pas përfundimit të ndeshjeve miqësore të marsit që ekipet e kualifikuara për në Europian zhvilluan gjatë ditëve të fundit, mediat britanike kanë bërë një renditje se cilat janë skuadrat favorite për fitimin e trofeut.

albania-large_trans-ERCyFNcLUIKPeqT28e10mzpxpYDyTJFhTG4UhEi2Pew

Sipas të përditshmes “The Telegraph”, Shqipëria renditet e parafundit, duke lënë pas vetëm Hungarinë.

“Çfarë mund të themi për Shqipërinë që nuk është thënë deri tani? Hmm. Ata humbën 2-1 në miqësoren me Austrinë javën e kaluar dhe nuk janë aq të veçantë, jo aq sa flitet për ta”,-shkruan “The Telegraph”, ndërsa nuk përfshinë në artikullin e saj fitoren që kuqezinjtë arritën një natë më parë ndaj Luksemburgut (0-2).

goetze-large_trans-N7kF8Fb6ID_G1m99xXXMy0CnEi70FT3IFGbURfHNNqoPo sipas gazetës britanike, në vend të parë renditet Gjermania, e ndjekur nga Franca dhe Spanja. Dy kundërshtarët e tjerë të Kombëtares në grup, Zvicra dhe Rumania, renditen në vendin e 17 dhe të 20.