Franca triumfon ndaj Gjermanisë

109

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Francës dhe Gjermanisë.

Në pjesën e parë, francezët kishin rastet më të mira në ndeshje.

Franca doli në avantazh me autogolin e Mats Hummels devijimi i të cilit përfundoi në gol në min 20′. Megjithatë, pas këtij rasti gjermanët morën iniciativën dhe patën disa raste gjatë pjesës së parë.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Francës.

Në pjesën e dytë, Gjermania e dominoi lojën ndërsa Franca mbrohej në mënyrë fantastike. Madje francezët qëlluan shtyllën me anë të mesfushorit Rabiot.

Mbappe shënoi një gol por që francezi ishte në pozitë jashtë loje. Në anën tjetër Gjermania rrezikoi disa herë portën e Lloris.

Franca realizoi edhe njherë, por Benzema ishte në pozitë jashtë lojës.

Rezultati përfundimtar, Franca 1-0 Gjermania.