Formacioni zyrtar i Kosovës përball Gambisë, Halimi e nis nga fillimi!

624

Kosova do të zhvillojë edhe miqësoren e fundit në muajin qershor, shkruan Gazetasheshi.com.

Dardanët do të ballafaqohen me Gambinë në stadiumin “Arslan Zeki Demiric Sports Complex” në qytetin Side të Turqisë.

Sipas orës tonë lokale në Kosovë, ndeshja do të zhvillohet nga ora 19:00. Para ndeshjes është bërë i ditur edhe formacioni zyrtar për ndeshjen përball Gambisë.

Challandes ka vendos që nga minuta e parë në portë, do ta fusë Betim Halimin.Ndërsa në mbrojtje ka vendosur të luajë me Thaçi, Hajrullahu, Domgjoni dhe Bajselmani.

Edhe në mesfushë do të ndryshohet rrjedhoja nga ndeshja e kaluar e që do të jenë Rudhanin, Loshajn dhe Zejnullahum. Kurse në sulm ka vendosur të luajë me Dakun, Topallin dhe Balajn.

Formacioni zyrtar: Halimi; Thaçi, Hajrullau, Domgjoni, Bajselmani, Rudhani, Zejnullahu,, Loshaj, Topalli, Daku, Balaj.

/Gazeta Sheshi/