Formacioni i ëndrrave, Lewa “harron” Neuer-in

176

Robert Levandovski ka qenë i ftuari special i redaksisë së UEFA-s një ditë përpara ndeshjes me Benfikën. Ylli polak nuk ka folur për sfidën e parë çerekfinale me portugezët në Champions, por është ndalur të përzgjedhë formacionin më të mirë të Europianëve sipas tij, ku ka surprizuar me zgjedhjen e portierit. Sulmuesi i Bayernit të Mynihut ka zgjedhur Iker Casillas-in në vend të shokut të skuadrës, Manuel Neuer.

Dy bavarezë Por ai u ka dhënë votën e tij dy bavarezëve: ishkapitenit të Gjermanisë dhe kapitenit aktual të Bayernit, Philip Lahm dhe legjendës Gerd Muller, i cili ashtu si Lahm në 2014-ën në Brazil, ngriti trofeun e kampionit të botës më 1974-ën.

Si sulmues të dytë në formacionin e tij të ëndrrave, ish-lojtari i Borusias së Dortmundit zgjodhi shënuesin më të mirë të Arsenalit dhe futbollistin e Francës, Thierry Henry. Carles Puyol dhe ishkapiteni Iker Casillas janë dy përzgjedhjet e tij nga Kombëtarja e Spanjës, ndërkohë që nuk mungojnë as dy çekë në vlerësimet e tij, si Karel Poborski dhe Pavel Nedved.

Formacioni më i mirë 11-shja më e mirë, sipas 27- vjeçarit, është: Iker Kasillas (Spanjë), Filip Lahm (Gjermani), Paolo Maldini (Itali), Carles Pujol (Spanjë), Lilian Thuram (Francë), Karel Poborski (Çeki), Luis Figo (Portugali), Pavel Nedved (Çeki), Zinedine Zidane (Francë), Gerd Muller (Gjermani) dhe Thierry Henry (Francë).